Presidenti i Serbisë në intervistën e tij në Serbi duke sqaruar se pse Serbia nuk hapi asnjë kapitull sivjet tha se Maqedonia madje emrin e ndryshoi, ndërsa Bashkimi Evropian nuk i filloi bisedimet për anëtarësim me këtë vend.
“Shumë gjëra duhet t’i bëjmë më mirë dhe ndryshe, i nisëm dhe do të vazhdojë. Bashkimi Evropian nuk hapi bisedimet me Maqedoninë e cila ndryshoi edhe emrin e shtetit, ndërsa ata u premtuan kulla dhe qytete, dhe në fund nuk filluan me bisedimet”, tha Vuçiq.
Ai tha se Serbia po afrohet drejt Bashkimit Evropian kur bëhet fjalë standardi evropian, por kjo nuk mund të bëhet përnjëherë.
“Nëse vazhdojmë kështu, dhe nëse jemi numër një në tre vitet e ardhshme në zhvillimin ekonomik në Evropë, dallimi do të zvogëlohet”, tha presidenti i Serbisë, Vuçiq.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut këtë muaj nuk nisi bisedimet për anëtarësim për shkak të bllokadës bullgare e cila përdor veton deri sa nuk zgjidhen kontestet mes RMV-së dhe Bullgarisë./Telegrafi/
E dhimbshme: Sot varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gjak...
Kurti dhe Vitia sot vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Mot i vranët e me reshje shiu sot
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...