Lëvizja Vetëvendosje, është e palëkundur karshi “rezistencës”, brenda Kuvendit në lidhje më ndalesën e marrjes pjesë të zv,kryeministrit, Driton Selmanajt.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca.
Sipas Gjyshincës, Lëvizja vetëvendosje nuk e ka lirua as nuk po e pengon procesin e seancave, është Driton Selamaj ai i cili me deklaratat e tij të mëhershme të cilat tashmë i din publiku që po provokonë një situatë të tillë.
“Lëvizja vetëvendosje nuk e ka lirua as nuk po e pengon procesin e seancave, është Driton Selamaj i cili me deklaratat e tij të mëhershme të cilat tashmë i din publiku ka provokua në një situatë të tillë. Edhe ashtu kjo qeveri nuk i ka numat, dhe tashmë kanë kaluar më një fazë tjetër po e përdorin Driton Selmanaj për të provokuar edhe për ta mbuluar dështimin e tyre në pamundësi pra ti quar ligjet përpara e kjo nuk ka të bëjë me Lëvizjen Vetëvendosje. Lëvizja Vetëvendosje gjatë gjithë kohës kanë qenë në vendet e tyre shkurt edhe shqip ne kemi vepruar në dakordësi të plot me ato që i kemi paralajmërua në konferencat tona për media. Nuk do të tërhiqemi prej fjalëve të cilat i kemi thanë nëpër konferencat për media”, ka thënë Gjyshinca.
Kujtojmë, se sot Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë pa pasur mundësi të filloj seanca plenare, krejt kjo pasi që Vetëvendosje ka protestua pjesëmarrjes së Selmanajt në seancë./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë