Me datë 17.12.2020, në Gërlicë, Ferizaj, Policia e Kosovës, konkretisht Njësitë policore nga Sektori i Hetimeve Financiare, pas pranimit të informacioneve relevante dhe një aktiviteti hetimor kanë arrestuar dy persona të dyshuar meshkujë kosovarë pasi që të njëjtit kishin mashtruar dy viktimat kosovarë lidhur me një pronë prej 7.5 hektarë.
Të dyshuarit kanë falsifikuar dokumentet lidhur me pronën dhe kanë arritur të njëjtën ta shesin në vlerë rreth një milion e nëntëdhjetë e shtatëmijë euro. Dyshohet që kjo vepër të jetë kryer edhe në bashkëveprim me tre persona tjerë shtetas të Republikës së Serbisë.
Raportohet se i dyshuari i tretë mashkull kosovar ndodhet në arrati. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, për procedura të mëtejme ligjore. /arbresh.info/
Kongresistët takojnë në Prishtinë studentët e opozitën shqip...
Limaj viziton nënën e Hashim Thaçit për Bajram: Urojmë që fe...
Bekim Hamz Jashari uron besimtarët myslimanë për Kurban Bajr...
Zelensky i dërgon letër urgjente Trumpit
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...