Zbulohet: Ronaldo votoi për Messi, kurse Messi nuk e votoi Ronaldon

07:35 | 18 Dhjetor 2020
M. A.

Mbrëmë, pasi janë ndarë çmimet për lojtarët më të mirë të FIFA-së, janë zbuluar edhe votat e kapitenëve të Kombëtareve e ku është zbuluar se Ronaldo ka votuar për Messi derisa argjentinasi nuk ia ka kthyer këtë favor

Sulmuesi i Juventusit, Ronaldo ishte i dyti pas Robert Leëandoëskit në garë për lojtarin më të mirë të FIFA-së për 2020.

Ai arriti 38 pikë derisa Messi pati 25, të dy shumë larg fituesit të Ligës së Kampionëve, Lewandowski që pati 52.

FIFA ka publikuar tërë listën e votave dhe ka pasur zhvillime interesante si për shembull Ronaldo ka marrë më pak pikë nga trajnerët në krahasim me Messi (186 me 196), por kapitenët e Kombëtarëve kanë votuar për të (259-207, kurse mediat (153-103), kurse kishte edhe më shumë fansa që votuan për Ronaldon (457905 me 356 950) .

Votat kanë treguar se kush e ka votuar kënd, ku Ronaldo ka votuar si të parin Robert Lewandowskin, të dytin Messin dhe të tretin Kylian Mbappe.

Megjithatë Messi e ka përdorur votën e tij për të votuar dy lojtarë të PSG, ku spikat Neymar i pari, Mbappe i dyti kurse në vendin e tretë është Lewandowski.

Shpërndaje në rrjete sociale