Amazon revolucionon sërish dhe prodhon automjetin e parë. Projekti i radhës është Zoox, një send mes robotit dhe automjetit-taksi. Është një mjet me drejtim autonom, dhe për më tepër lëviz me dy drejtime pa pasur nevojë të kthehet, ashtu sikurse lokomativat e trenave.
Ka të njëjtën performancë dhe konsum në ecje, nga secili drejtim. Arrin një shpejtësi deri në 120 km/orë dhe ka një autonomi prej 16 orësh me vetëm një karikim.
Pra është elektrike, dhe për herë të parë në botë një automjet elektrik mund të ecë me shpejtësi njësoj të lartë apo të bëjë manovrime nga më të ndryshme si në drejtim normal ashtu edhe me rikthimin pas.
Në brendësi të saj sediljet janë të vendosura si në karroca, pra përballë njëra-tjetrës, dhe nuk ka timon, marshë apo pedale. Dhe sigurisht mund të transportojë njerëz por edhe mallra.
Ceo i Zoox Jesse Levinson shpjegon se ka një sistem airbag unik, por edhe 100 variante te tjera sigurie që automjetet normale nuk i kanë. Ka një kënd pamor prej 270 gradë, duke eliminuar çdo pikë të verbër apo të padukshme.
Aktualisht kjo perlë e teknologjisë, robotaxi zoox, është në fazë testimi në San Francisco, në Las Vegas dhe në Foster City të Kalifornisë.
Zelensky në Hagë: Rusia duhet të përgjigjet për krimin e agr...
Dolce pas ndarjes nga Edi: Kështu jam unë, s’ndryshoj për as...
Presidentja Osmani organizon pritjen tradicionale të fundvit...
AIP u bën thirrje partive politike të respektojnë mbrojtjen ...
Kosova bëhet anëtarja e 154-t e Federatës Ndërkombëtare të G...
Mali i Zi mbyll edhe pesë kapituj në negociatat me BE-në