Punonjësit shëndetësor mbështesin fushatën “Festo në mënyrë të përgjegjshme” dhe bëjnë thirrje për respektim të masave gjatë festave të fundvitit.
Ata thonë se ka kohë për ahengje dhe festa të mëdha.
“Të mos reklamohemi tani, të shmangim grupime, do të ketë festa të tjera në vitet e ardhshme. Tani e rëndësishme është të mbesim në shtëpi, të mos grupohemi. Qytetarët festat e fundvitit duhet t’i kalojnë me familjen më të afërt, pa u grupuar, në mënyrë që viti i ri të ardhshëm të festohen në mënyrë krejtësisht tjetër”, thonë punonjësit shëndetësor.
Ata shtojnë se këtë duhet ta bëjnë për t’i mbrojtur më të afërmit dhe për t’i mbrojtur punonjësit shëndetësor.
“Ju rekomandojmë qytetarëve që gjithçka që është e mundshme të anulohet, të anulojnë në mënyrë që vitet e ardhshme të jenë më të mirë. Qytetarët duhet t’o respektojnë masat për mbrojtje nga parandalimi me qëllim që të kemi rezultat më të mirë dhe të dalim si fitues, të gjithë bashkërisht. Kjo do të kalojë, vijnë momente më të mira dhe më me fat. Gëzuar festat, “, thonë punonjësit shëndetësor./telegrafi
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...
Trump: Irani të arrijë një marrëveshje ose sulmi i ardhshëm ...
Emilja Rexhepi: Nuk jam analiste ta analizojë, por e respekt...