Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Durrës, pas akuzave për organizim manifestimi të paligjshëm.
Sipas njoftimit të Policisë, edhe pse ishin në dijeni se këto aktivitete nuk lejohen për shkak të masave pandemive, ata kanë vijuar me protestën.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. M., 24 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasit A. V., 20 vjeç dhe F. D., 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik“”, njoftohet.
Të rinjtë durrsakë dje protestuan në një mënyrë më origjinale, duke mbajtur në krah një arkivol ku shkruhej: “Who’s next (Kush është i rradhës?)
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Biletat në shitje për ndeshjen e Kosovës ndaj Sllovakisë
Kurti pret përfaqësuesin e UNDP-së, në fokus të diskutimit b...
Rigjykimi/ Dushko Arsiq dënohet me 13 vjet burgim për krime ...
Vdes zyrtari policor, Mehdi Ibrahimi
Të kujdesesh dhe të paguash: Barrë e dyfishtë për familjarët...
Dy vjet burgim për burrin që rrahu gruan në Mitrovicë