Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickoski sot në konferencë shtypi kumtoi se i kanë më shumë hapa të cilat, siç tha, do të çojnë drejt prishjes së qeverisë e cila sipas tij, është pa legjitimitet. Hapi i parë do të jetë iniciativa për votëbesim për Dimitrovin në Kuvend.
“Zaev dhe Dimitrov janë tandemi i cili premton të ardhme evropiane. Shitën gjithçka mund të shitej këta katër vjet nga krenaria edhe atë pak që ngeli dëshirojnë të tregtojnë edhe me të, ndërsa gjegjësisht shohim se na çuan në qorrsokak. Për këtë duhet dhënë përgjegjësi”, deklaroi Mickoski.
Sipas tij, Maqedonia e Veriut ka kryeministër me koncesione.
“Më e rëndësishmja është se cila është alternativa të cilën e ofrojnë pasi shtetin e çuan në qorrsokak. Por kini kujdes. Alternativë me ruajtjen e identitetit, nderit, dinjitetit dhe krenarisë. Cili është plani i tyre për ta zhvilluar Maqedoninë ose do të pajtohen me atë të mbetemi në dhomën e pritjes? Maqedonia meriton të ardhme evropiane dhe jo vite të kaluara në pritje. Kemi humbur shumë dhe vazhdojmë të humbasim”, vlerëson Mickoski
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...