Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka prezantuar sot drejtorët e drejtorive komunale.
Në një konferencë shtypi kreu komunal, duke prezantuar drejtorët, ka thënë se nën qeverisjen e tij do të ketë transparencë e llogaridhënie.
“Synim yni është ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione. Do të qeverisim me dije, guxim dhe pa arrogancë. Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare. Do të jemi afër atyre që kanë më së shumti nevojë. Do të qeverisim pa e diskriminuar askënd. Në ekzekutivin tim kam kuadrin e ri e profesional. Ashtu siç jam zotuar në fushatën zgjedhore që gratë dhe të rinjtë do të kenë hapësirën e nevojshme për të dëshmuar veten në ekzekutiv, ashtu edhe kam vepruar”, ka thënë Bulliqi, duke bërë publikë emrat e rinj në ekzekutiv.
Marigona Lahu – nënrkryetare e komunës.
Bahri Selimi – drejtor i Administratës
Fatlum Osmani – drejtor i Buxhetit dhe Financave.
Avni Fetahu – drejtor i Arsimit.
Egzona Mustafa- drejtore e Shëndetësisë.
Havzi Jetullahu – drejtor i Shëbimeve Publike.
Pajtim Balaj – drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik.
Ajet Potera – drejtor i Inspektoratit.
Elheme Kutllovci – drejtore e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Bujar Hasani – drejtor i Urbanizimit.
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...
Nis mbledhja e Këshillit të LDK-së, Lumir Abdixhiku kritikon...
Kurti thotë se Vetëvendosje synon 60% në zgjedhjet e 7 qersh...
Porto me fanella speciale në nderim të Diogo Jota-s
Ish-ushtari i UÇK-së, Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së
Dita e Evropës, Begaj: Shqipëria më afër se kurrë integrimit...