Shqipëria sot do të ketë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të kthjellët por në disa qytete nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -2°C në 06°C, në zonat e ulëta nga 04ºC në 14°C dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 15°C.
Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura duke sjellë reshje me intensitet shiu, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Në zonat e thella veriore reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 06°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 07°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të vendit, Kosovës dhe botës. Top Channel
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...