Në dokumentarin për jetën e Loredanës u shfaq edhe Mozzik, i cili i befasoi të gjithë fansat me deklaratat e tij. Ai u shpreh se ndarjen me Loredanën e shtynë më shumë mediat dhe se fakti që ajo është ndryshe nga femrat e tejra e bëri që të binte në dashuri me të.
Këto fjalë kaq të bukura dhe disa pjesë shumë të veçanta në dokumentar i bënë fansat të besonin se ata janë rikthyer në krahët e njëri-tjetrit.
Mirëpo çfarë ka për të thënë Loredana në lidhje me këtë gjë?
E ftuar së fubdmi në një emision në Gjermani ajo është pyetur drejtpërdrejtë nëse është sërish në lidhje me Mozzik. Reperja u shpreh se kjo nuk ka shumë rëndësi, por ata janë gjatë gjithë kohës bashkë.
“Nuk luan rol të madhe nëse jemi apo jo bashkë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë. Jemi bashkë dhe për Hanën, dalim edhe në privatësi. Udhëtojmë edhe pa Hanën dhe më shumë nuk kam çfarë të them”, është shprehur reperja e vënë në siklet dhe duke qeshur në të njëjtën kohë.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë