Ne Shqipëri sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura të cilat do të sjellin reshje shiu. Në zonat jugore dhe qendrore reshjet do jenë më intensive, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 03°C, në zonat e ulëta nga 05ºC në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 08°C në 13°C.
Era do të fryejë në drejtim Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga vranësira të dendura duke sjellë reshje me intensitet shiu, ndërsa në zonat e thella malore reshjet do jenë në formën e borës. Në zonat e thella veriore reshjet do jenë në formën e borës. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -1°C në 05°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 06°C.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...