Deri më tani, ende pa kaluar 3 orë, 70 mijë persona kanë aplikuar për ta bërë tërheqjen e 10 për qind të Trustit.
Kështu ka bërë me dije, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi në konferencë për media.
“Ne jemi marrë ndërkohë me gjetjen e zgjidhjes së shpejt dhe ofrimin e një adresë të re ku procesi ka shkuar dhe po shkon mirë. Deri më tani i kemi mbi 70 mijë aplikues”, ka thënë Demi.
Sipas tij, aplikimi do të vazhdojë edhe sonte dhe në ditët në vazhdim.
“Presim që sonte, brenda një ore, aplikimi të kalojë 100 mijë aplikime. Ndërkaq në vazhdim do të njoftojmë nëse aplikimi do të vazhdojë në faqen trusti10.org ose në këtë që është tash. Jemi të kënaqur që shërbimin, sepse e kemi kthyer shumë shpejt”, ka thënë Demi.
Sipas tij, aplikimi do të vazhdojë edhe sonte dhe në ditët në vazhdim.
“Presim që sonte, brenda një ore, aplikimi të kalojë 100 mijë aplikime. Ndërkaq në vazhdim do të njoftojmë nëse aplikimi do të vazhdojë në faqen trusti10.org ose në këtë që është tash. Jemi të kënaqur që shërbimin, sepse e kemi kthyer shumë shpejt”, ka thënë Demi në RTK
Sa i përket se si do të bëhet tash pagesa e aplikuesve, Demi ka thënë se pagesa bëhet në grup, në bllok.
“S’ka rëndësi kur aplikon, sepse pagesat në bankë do të bëhen në grup. S’ka rëndësi sa shpejt aplikon, dhe nuk është me nxitim të bëhet kjo – sot, nesër apo pas pesë ditësh paratë do të dalin në bllok. Do të jemi këtu që t’ju shërbejmë të gjithëve”, ka thënë Demi.
“E çojke vala djalin, ma dha Zoti fuqinë”, flet personi që e...
Komuna e Prishtinës hap konkurs për projektimin e Memorialit...
Ilir Meta ankimon serish masën e sigurisë, kërkon lirinë në ...
Inter me dy mungesa të mëdha për sfidën ndaj Dortmundit
Lot dhe emocione, Greta merr propozim për martesë nga partne...
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit