Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 49 milionë.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 49.067.071 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Në të njëjtën kohë, 4 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në SHBA (9.295.997), Indi (9.288.853), Brazil (5.931.777) dhe Rusi (2.033.669) ndërsa më pas radhiten Argjentina (1.311.488) dhe Kolumbia (1.287.597).
Në Turqi, numri i të shëruarve deri me 10 dhjetor ka arritur në 578.483. Ndërkohë në mbarë botën janë 19.944.668 persona të cilët ende janë në trajtim.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke infektuar mbi 70.597.758 njerëz dhe duke shkaktuar mbi 1.586.019 të vdekur./AA/
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...