Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, është sqaruar rreth vendimit të saj për ish-ambasadorin William Wallker.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook ka sqaruar shfuqizimin e kontratës në mes të Zyrës së Presidentit dhe ambasadorit William Walker.
Osmani ka thënë se kontrata nuk është shkëputur, por do të skadojë në këtë muaj. Sipas saj, Presidenca është njoftuar nga fondacioni se William Walker nuk përfiton asnjë cent nga kjo kontratë.
“E vërteta është se kontrata nuk është shkëputur por skadon këtë muaj”, ka shkruar ndër të tjerash Osmani.
“Presidenca është njoftuar nga fondacioni, në një takim zyrtar në presidencë më 17.11.2020, që asnjë cent nga kjo pagesë nuk i dërgohet personalisht z. William Walker”.
Ndërsa pas lajmit se Osmani ia ka shkëputur kontratën Walkerit, janë paraqitur reagime të ndryshme.
Një ndër to është edhe Betim Gjoshi i PDK-së, i cili i ka thënë Osmanit arrogante, të padijshme e antishqiptare.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
E pabesueshme se deri në çfarë niveli të ulët shkojnë dezinformatat lidhur me ngjarje publike në vendin tonë. Për…
Posted by Vjosa R. Osmani on Thursday, December 10, 2020
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit