Ministri i Kulturës dhe Informacionit në qeverinë serbe , Ivan Tasovac ka thënë se edhe UNESCO do të dëshironte që çështja e pranimit të Kosovës në këtë organizatë të shtyhet.
“Ambasadorët e UNESCO-s janë në dijeni të debatit lidhur me vendimin për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, sepse kjo organizatë, siç e shoh unë, do të dëshironte vetë që ta shtynte këtë çështje për një periudhë tjetër kohore”, ka thënë Tasovac për TV Pink.
Sipas tij, është e pasigurt shtyrja e mundshme e votimit të sot Kosovës për pranim në organizatën për arsim dhe kulturë.
Ndryshe, në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, sot duhet të shqyrtohet pranimi i Kosovës, dhe Serbia ka kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin që kjo punë të bëhet nëpërmjet dialogut që Beogradi dhe Prishtina në Bruksel, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen...
Shtëpia e Bardhë: SHBA shumë afër përmbushjes së objektivave...
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re