Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, nëpërmes Njësisë për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, i ka dërguar shkresë Bordin e Përkohshëm të Postës së Kosovës, duke i bërë thirrje që të anulojë vendimin për ndryshimin e koeficientëve të pagave.
Ky veprim nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit është ndërmarrë sapo ka ardhur procesverbali nga mbledhja e Bordit të Përkohshëm të Postës së Kosovës, të mbajtur më 03.12.2020, raporton arbresh.info.
Ndryshimi i koeficientëve të pagave në këtë kohë, kur Posta e Kosovës nuk qëndron në gjendje të mirë financiare, është i papranueshëm dhe nuk do të lejohet.
Për më tepër, Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike ka sugjeruar më parë këtë ndërmarrje që të zvogëlojë pagat për 30% për pozitat e larta udhëheqëse./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot