Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, ka kujtuar vajzat dhe gratë viktima të dhunës seksuale të ushtruar nga forcat serbe gjatë periudhës së luftës 1998-1999.
Jahjaga ka postuar në “Facebook” një foto, në të cilën shihet shkrimi nga dora e një të mbijetuare të dhunës seksuale gjatë luftës në fundin që kishte veshur në ditën kur ishte kryer krimi.
“Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut duhet të pyesim: Po për të drejtat e kësaj heroine?”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Sipas Institutit për Krime të Luftës në Kosovë, llogaritet se viktima të dhunës seksuale nga serbët janë rreth 20 mijë vajza e gra të Kosovës.

Abdixhiku: U bëmë bashkë, nesër, Vjosa dhe unë ju presim në ...
Përplasjet në protestën e opozitës, procedohen 7 persona – k...
Superliga vjen sot me dy superduele
Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën
SHBA pret përgjigje nga Irani/ Trump: Bisedimet po vazhdojnë...
Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së...