Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, shqiptar Shaip Kamberi, ka thënë se Serbia është shtet i papërfunduar, raportojnë mediat serbe.
Sipas Kamberit, e ardhmja e Serbisë nuk është zgjidhur ende dhe se këtu pengohet nga aspiratat territoriale.
“Për shkak të aspiratave territoriale që vazhdojnë të jenë të fuqishme, Serbia nuk është në gjendje ta kryej integrimin e vet të brendshëm”, është shprehur ai.
Ndaj fjalës së Kamberit ka reaguar shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë, Gjorgje Miliqeviq, i cili e ka pyetur atë nëse ndonjë serb në cilindo territor dhe në cilindo parlament tjetër do të mund të fliste ashtu siç flet Shaip Kamberi në Kuvendin e Serbisë.
“Natyrisht se nuk do të mundej. Dhe kjo flet për respektimin e pakicave kombëtare këtu”, tha Miliqeviq.
“Tridhjetë vjet nga rënia e sistemit njëpartiak, Serbia është larg nga ndërtimi i republikës moderne, qytetare, demokratike”, është shprehur Kamberi duke pyetur se cilat masa do t’i ndërmarrë Qeveria për t’i mënjanuar pengesat që e ndalin Serbinë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.
Edhe për këtë, Kamberit i ka replikuar deputeti serb.
“Kosova e ashtuquajtur dhe Serbia e fuqizuar nuk janë njësoj. Serbia gjeopolitikisht është shumë më e rëndësishme për SHBA-në dhe kjo është ajo që i shqetëson protagonistët e pavarësisë së Kosovës”, tha Miliqeviq.
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...