Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka takuar Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj, me të cilin ka diskutuar rreth finalizimit të rekomandimeve të cilat duhet të përfshihen në Strategjinë e cila del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit.
Ministri Selimi gjatë bashkëbisedimit me Kryesuesin Çoçaj, ka theksuar se roli i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është i rëndësisë së veçantë, pasiqë përmes procesit të Rishikimit Funksional do të adresohen edhe sfidat e sistemit gjyqësor. Ministri Selimi, ka thënë se koordinimi institucional bënë politikat e Rishikimit të implementueshme dhe nuk lejon ndërmarrjen e politikave të njëanshme.
Selimi po ashtu ka falënderuar Kryesuesin Çoçaj, për bashkëpunimin e deritanishëm duke shtuar se KGJK mbetet hallkë e rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe e zbatimit të reformave të ndërmarra me qëllim të forcimit të sundimit të rendit dhe ligjit.
Nga ana tjetër, Kryesuesi Çoçaj, ka falënderuar Ministrin Selimi për bashkëpunimin e ofruar dhe ka konsideruar që Rishikimi Funksional është një prej proceseve me peshë të madhe, i cili mund të zgjidhë shumë probleme që hasen në sistem./arbresh.info/
SHBA dhe Azerbajxhani nënshkruajnë një marrëveshje partnerit...
Basha: Nënkryetarët nesër do të votohen si pako, seanca mbah...
PDK kërkon shtyrjen e seancës konstituive për në orën 17, sh...
Osmani priti delegacionin nga Emiratet e Bashkuara
Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale pë...
Sulm në një shkollë në Londër, goditen me thikë dy të mitur