Policia në Skrapar ka arrestuar 5 persona, të cilët akuzohen se së bashku posedonin lëndë narkotike, armë dhe thika.
Këta shtetas u kapën në qytetin e Çorovodës, duke transportuar lëndë narkotike cannabis sativa, armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, me tri automjete.
Të arrestuarit janë: A. G., 46 vjeç, A. Ç., 22 vjeç, B. G., 28 vjeç, E. H., 31 vjeç dhe Z. Q., 18 vjeç ( i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi).
Policia njofton se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, fishekë, 2 thika, 3 automjete dhe 4 aparate celular.
Njoftimi i policisë/ Skrapar
Vijon puna për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Skrapari”.
Sekuestrohen 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, 3 automjete, 4 aparate celular, municion luftarak dhe dy thika.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, pas një hetimi disamujor, si rezultat i provave të grumbulluara, organizuan punën dhe finalizuan operacionin e koduar “Skrapari”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 5 shtetas:
A. G., 46 vjeç, A. Ç., 22 vjeç, B. G., 28 vjeç, E. H., 31 vjeç dhe Z. Q., 18 vjeç ( i cili drejtonte mjetin pa leje drejtimi).
Arrestimi i tyre i bë pasi u kapën në flagrancë në qytetin e Çorovodës, duke transportuar lëndë narkotike cannabis sativa, armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, me tri automjete.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, 2 armë gjahu, fishekë, 2 thika, 3 automjete dhe 4 aparate celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, kryer në bashkëpunim./TCH
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...
Aksion antidrogë në Gjakovë, arrestohen katër persona – konf...
OEAK: Gazi natyror amerikan, prioritet strategjik për Kosovë...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama pritet nga Presidenti i ...
FIFA ndalon vuvuzelat dhe shishet e ujit në stadiumet e Botë...
Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkani...