Vaksinat për conavirus që i bleu Maqedoni do të ruhen në një frigorifer të veçantë në poliklinikën e Bit Pazarit.
Spitali i Shkupit momentalisht blen 10 frigoriferë të veçantë dhe automjete për ta ruajtur ftohtësinë. Frigoriferët do të blihen për 20 ditë dhe po ashtu do të ketë edhe trajnim edukativ për personelin, përcjell telegrafi maqedoni.
“Depoja e vaksinave ndodhet në poliklinikën ‘Bit Pazar’. Atje kemi frigorifer të madh ku ruhen edhe vaksinat tjera, insulinat dhe barnat tjera që duhet të ruhen në temperatura të larta”, tha drejtori i spitalit të Shkupit, Viktor Isjanovski i cili tha se deri në vit të ri duhet të arrijnë 10 frigoriferë mjekësor.
Ndryshe, vaksina kundër coronavirusit do të jetë falas dhe nuk do të jetë e obligueshme, ndërsa prioritet do të kenë grupet e rrezikuara.
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...
Kurti sulmon ashpër liderët e opozitës: Katër veta në VV kan...
Haxhiu ia tërheq vërejtjen Haradinajt: Kujdes me gjuhën, mos...
Haradinaj i ashpër në Kuvend: Në energji kryehajni është Kur...
Komandanti i FSK-së e pret në vizitë zyrtare Agjutantin e Pë...