Grupi i Shteti Islamik (ISIS) u përpoq të zhvillonte dronë me shpejtësi të lartë të mundësuar nga motorë impulsivë si ato të përdorura në bomba V-1 të hedhura në Mbretërinë e Bashkuara gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka zbuluar një hetim.
Një monitor i konfliktit zbuloi motorin në një raport të ri rreth asaj se si ISIS-i mori dhe bëri armë nën “kalifatin” e saj, raporton bbc.

Studimi i Armatimit të Konfliktit (CAR) tha se ISIS kishte “aftësi të sofistikuara të prodhimit për armë të improvizuara”.
ISIS-i u raportua se ka pësuar disfatë në territorin e Sirisë dhe Irakut në muajin mars të vitit 2019.
Nga viti 2014, ISIS kishte imponuar sundimin brutal mbi miliona njerëz, duke kontrolluar rreth 88 mijë kilometra/katror, territor që shtrihej nga perëdimi i Sirisë deri në lindje të Irakut.

Pas pesë vitesh beteja të ashpra, forcat lokale të mbështetura nga SHBA-ja dhe aleatët e saj arritën të zmbrapsnin të gjithë territorin e kontrolluar nga ISIS.
Hetuesit thanë se një sistem i automatizuar anti-ajror ishte një tjetër nga “sistemet e reja ambicioze të armëve” që është bërë dhe testuar, por nuk është përdorur nga ISIS-i.
50 vjet ASHAK, Begaj: Lavdi brezave që e ndërtuan – nder bre...
Lirimi me kusht i Isni Kilajt, OVL UÇK i gëzohet lajmit
Inspektorati i Punës jep detaje për vdekjen e punëtorit në P...
Detaje nga Specialja: Isni Kilaj lirohet nën dorëzaninë prej...
Prindon Sadriu ftohet në Shtëpinë e Bardhë në Samitin e Orga...
Kurti në 50-vjetorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të ...