HANDIKOS sot ka përmbyllur me sukses kampanjën 16 ditore ”Shkolla hap dyert e botës”, e cila ka pasur për qëllim promovimin e përfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt në Kosovë.
Kampanja ishte e ndarë në katër faza, ku tri prej tyre u prezantuan përmes nëntë videove të shkurtra nëpër televizione vendore dhe rrjete sociale, përmes së cilave kemi treguar pengesat dhe mënyrën se si duhet të veprohet për rregullimin e qasjes së plotë infrastrukturore për fëmijët me aftësi të kufizuara nëpër shkollat e Kosovës, raporton arbresh.info.
Ndërsa më 3 Dhjetor – Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara në oborrin e Presidencës së Kosovës u vendos instalacioni ”Shkolla hap dyert e botës”, ku përgjatë pesë ditëve, zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë presidentja, kryeministri, ministra, deputetë, ambasadorë të huaj e figura të njohura nga fusha e muzikës, artit e sportit si dhe aktivistë të të drejtave të fëmijëve nënshkruan dhe u zotuan për një gjithëpërfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
Kampanja është realizuar në kuadër të projektit ”Avancimi i situatës së fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë”, i mbështetur nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë./arbresh.info/
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...