Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpasnka tha se nuk ka ndryshime në orarin e punës për punonjëset në çerdhe. Një reagim i tillë vjen pas njoftimit të SASHK-ut se përkëdhelësve dhe edukatoreve u është rritur orari i punës.
“S’ka rritje të orarit të punës dhe gjithçka është sipas ligjik. Askush nuk ka dhënë udhëzime që të shkelet kjo e drejtë. Ministria s’ka dhënë asnjë urdhër ku theksohet apo jepet urdhër për ndonjë shkelje të të drejtave të punonjësve në çerdhe. Në mënyrë absolute po punohet sipas ligjeve dhe Marrëveshjes kolektive”, thotë Shahpasnka.
Shahpasnka thotë se nuk po shkelen të drejtat e punëtoreve në çerdhe dhe se po punohet sipas ligjeve pozitive në vend dhe sipas Marrëveshjes kolektive.
“Qëllimi kryesor gjatë kësaj periudhe kur bota ballafaqohet me pandeminë e COVID-19 është që të kujdesemi për qëndrimin e sigurt të më të rinjve në çerdhe”, tha Shahpasnka./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...