Mesfushori shqiptar i Zvicrës, Granit Xhaka, është kritikuar ashpër dhe është akuzuar për mungesë lidershipi, pasi dështoi ta mbulojë mungesën e bashkëlojtarit të vet Thomas Partey, te goli i dytë i Tottenhamit në humbjen e Arsenalit 2:0 në Premierligë.
Arsenali pësoi disfatë 2:0 kundër rivalit të vet nga Londra veriore, pas golave nga Son Heung-min dhe Harry Kane në pjesën e parë në Tottenham Hotspur Stadium të dielën, transmeton Gazeta Express.
Kur vendasit u vërsulën në një kundërsulm, mesfushori i Arsenalit Partey u largua drejt vijës anësore për shkak të një lëndimi.
Trajneri i Arsenalit Mikel Arteta e shtyu atë me dy duart për ta kthyer në fushë në përpjekje për ta ndaluar kundërsulmin e Tottenhamit, por ai nuk ishte në gjendje të vraponte pas tyre.
Por ish-lojtari dhe ish-trajneri i Liverpoolit, Graeme Souness, beson se partneri i Partey në mesfushë, Xhaka, është dashur të nuhaste rrezikun që po i kanosej skuadrës së vet.
“Lojtarët e mëdhenj, liderët, nuk lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë në fushën e futbollit”, tha Souness, ekspert i Sky Sports.
“Mesfushor qendror, apo mesfushor mbrojtës – nuk e di se çfarë është Xhaka, janë bërë gjashtë apo shtatë vjet dhe nuk e kam të qartë se çfarë roli luan ai”, shtoi ai.
Xhaka mori kritika edhe nga legjenda e Manchester United, Gary Neville, për shkak të kartonit të panevojshëm që e mori një çerek para fundit të lojës kur ndërhy ashpër ndaj Son.
“Kjo është çmenduri. Gjëja e fundit që të duhet nëse je lojtar i Arsenalit në këtë çast është të ndalet loja”, tha Neville.
“Son nuk po shkonte askund. Nga ajo pozitë ai nuk mund të krijojë kundërsulm dhe ndërhyrja (e Xhakës) vetëm sa e vonoi lojën për 40 sekonda më shumë”, shtoi ai.
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...