Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës ka dhënë opinionin e saj duke votuar nismën e Kuvendit të Kosovës për të ndryshuar skemat pensionale në Kosovë.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se ministria tashme ka disa nisma për këto ndryshime, shkruan arbresh.info.
Ndër to, ministri tha se janë duke punuar për të ndryshuar ligjin ku ndalohet njohja e stazhit për punëtorët që u dëbuan dhunshëm nga puna në vitet 90-99.
Ministri tha se shumë shpejt kjo nismë do të dërgohet në Kuvend.
“Ne kemi një nismë për ndryshim të ligjit respektivisht ku ndalohet njohja e stazhit për punëtorët që u dëbuan dhunshëm nga puna në vitet 90-99.
Ne jemi duke punuar për këtë drejtim dhe shumë shpejt do të shkoj në parlament”, tha ministri./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...