Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka publikuar së fundi një mesazh për të gjithë qytetarët.
Nga kjo ambasadë është bërë thirrje për raportimin e dhunës në familje.
Ata theksuan se dhuna në familje është një krim i cili nuk duhet duruar, por që duhet të raportohet.
“Dhuna në familje është krim. Mos e duroni, raportojeni atë. Telefoni Policinë e Kosovës në 192, ose kontaktoni Avokatin e Viktimave në 080011112 nëse vuani nga abuzimi fizik, psikologjik ose ekonomik ose trajtimi i keq”, thuhet në këtë publikim.
Tutje u shtua se nëse ndokush has në vështirësi për të kontaktuar këto institucione atëherë të kontaktojë në Rrjetin e Grave të Kosovës në +383 38 245 850 ose [email protected].
Drita rikthehet në elitën e basketbollit kosovar, mposht Pri...
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League