Viviene Obenauf, një boksiere nga Brazili, është akuzuar për vrasjen e burrit të saj 61-vjeçar dhe aktualisht është në burg, në pritje të procedurave të mëtejshme.
Burri i saj u gjet i vdekur pasi pësoi “lëndime të rënda të shkaktuara nga një objekt i fortë”, shkruajnë mediat e specializuara në artet marciale. Obenauf dyshohet se ka rrahur për vdekje burrin e saj në banesën e tyre në Zvicër.
Obenauf është 34 vjeçe dhe i dha fund karrierës së saj një vit më parë pasi humbi ndaj Terry Harper të Britanisë së Madhe.
Ajo garoi në Lojërat Olimpike, dhe në boks ajo ka një raport prej 14 fitoreve dhe gjashtë humbjeve. Ajo u martua në janar të këtij viti dhe hapi palestrën e saj.
Viviene ka një histori të sjelljes së dhunshme dhe arrestimeve. Ajo përfundoi në stacionin e policisë katër vjet më parë kur rrahu një burrë në një klub nate, ndërkohë që dhe një ish-partner i saj e raportoi atë disa herë për dhunë. /Arbresh.info/
Vëllaznimi mposht Sigal Prishtinën në një sfidë dramatike
MEPJ: Riatdhesohet në Shqipëri, prej 12 vitesh ndodhej në nj...
Para muajit të shenjtë të Ramazanit, Adri dhe Iliriana në Qa...
SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri
Kurti takoi kryediplomatin gjerman, flasin për marrëdhëniet ...
Capital T konfirmon lidhjen me Adrola Dushin, publikon foto ...