Vetëm pak ditë pas paraqitjes se tij kontraverse në Ligën e Kampionëve, Daniele Orsato është emëruar si arbitri më i mirë në botë për vitin 2020
Orsato është bërë arbitri më i mirë në botë pas një ankete te IFFHS (Federata Ndërkombëtare për Futboll, Histori dhe Statistika), transmeton Gazeta Express.
“Me përfaqësuesit e 150 vendeve nga të gjithë kontinentet që janë pjesë e kësaj federate (me gazetarë dhe historian të futbollit), IFFHS është e njohur në botën e futbollit për pavarësinë e saj”.
Ky është edicioni i 33 i ndarjes se çmimeve të IFFHS-së, i cili filloi më 1987.
Orsato është bërë pjesë e kritikave nga mediat britanike dhe franceze pas ndeshjes së Ligës së Kampionëve, Manchester United-Paris Saint-Germain, të cilat thanë se Fred është dashur që më herë të përjashtohet me të kuq në ndeshje.
45 vjeçari nga Vicenza ishte gjyqtar edhe në finalen e Ligës së Kampionëve te sezonit 2019-20 në mes të PSG-Bayern Munich. /Arbresh.info/
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...
Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në ...
Delegacioni i Komitetit Ushtarak të NATO-s po qëndron për vi...
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...