Tuna dhe Patris Berisha janë rikthyer sërish në vëmendje të mediave për shkak të një ndarje të mundshme që po përfliten. “Prive” raportoi ditën e djeshme se këngëtarja është rikthyer për të jetuar në Shkup me djalin e saj, Tian, ndërsa Patrisi po jeton në një lagje tjetër të kryeqytetit.
Nga ana atjetër Tuna ndërmori veprimin e papritur ditën e sotme, duke hequr mbiemrin Berisha nga Instagrami i djalit të saj. Nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e tij të Instagramit shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares. Madje ajo e ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.
Nga ana e çiftit nuk ka pasur asnjë lloj reagimi, mirëpo një postim i fundit i Robert Berishës, vëllait të Patrisit, është përkthyer si një kundërpërgjigje ndaj këngëtares. Ai ka postuar në Instagram një video të Tianit dhe Renee-s duke luajtur së bashku në shtëpi.
“Renee Berisha, Tian Berisha”, ka shkruar Roberti përkrah videos, duke shprehur kështu faktin se i vogli do të jetë gjithmonë Berisha. Roberti ka tregura se ai nuk ka pasur kurrë raporte të mira me Tunën dhe madje nuk ka pranuar asnjëherë të jetë i pranishëm në festat familjare me të. Ai është shprehur se e respekton zgjedhjen e vëllait, por Tunën e ka bërë pjesë të një liste të zezë./lexo/

Sekuestrohen mbi 33 mijë euro mallra në Vërmicë, një i dyshu...
Arrestohet personi që sulmoi katër persona në Kllokot, mes t...
Vetaksident në Zubin Potok, lëndohen katër persona
Aksident te “Kroni i Mbretit”, vetura rrokulliset në rrugë
Drejtonte automjetin në efektin e lëndëve narkotike, kapet 2...
Hargreaves: Sulmi në Banjskë të zbardhet, Radoiçiqi të japë ...