Është gjetur i vdekur në makinë punonjësi i policisë, Xhuljano Prela.
26 vjeçari është pjesë e FNSH-së Shkodër.
Sipas policisë 26 vjeçari ka gjetur vdekjen nga përdorimi i armës. Mësohet se Xhuljano Prela ishte student ne vitin e fundit për gradën nënkomisar.
Për zbardhjen e ngjarjes është ngritur një grup i pocaçëm hetimor me ekspertët më të mirë të Policisë Kriminale nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë ku vijon intensivisht puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, mbështetur nga FNSH Shkodër dhe forcat speciale RENEA, kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen./T Ch/
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...