Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon ka thënë se presidenti aktual, Florentino Perez po paguan ‘çmimin’ për shitjen e Cristiano Ronaldos .
Ronaldo tani është në sezonin e tij të tretë me Juventusin pasi u shit nga Florentino Perez.
Kjo shitje e yllit portugez po kritikohet ende nga ish-presidenti i Los Blancos, Calderon.
“Ai bëri një gabim të madh me Cristiano Ronaldon. Ndoshta unë jam i pjesshëm në këtë çështje sepse Cristiano nënshkroi për mua, por një nga gabimet kryesore të Perez është se ai nuk e pranoi këshillën që mori”, ka thënë fillimisht Calderon.

“Në këtë çështje ai vazhdimisht bënte komente në lidhje me Cristianon dhe marrëdhënia mes tyre nuk ishte e mirë”.
“Në fund ai vendosi të shesë dhe tani ai po ofron një nivel të shkëlqyeshëm me Juventusin, duke konfirmuar se ai është ende një nga lojtarët më të mirë në botë dhe se ai mund të luajë edhe për tre ose katër vjet tjera”, përfundoi ish-presidenti i Realit. /Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit