Një grup priftërinjsh napolitanë refuzojnë emërtimin e stadiumit të Napolit “Stadio Maradona”.
Ata i kanë dërguar një letër arqipeshkut Kreshencio Pepe që të mos lejohet që stadiumi “San Paolo” të marrë emrin e ikonës së futbollit, por që të ketë një bashkim emrash duke u quajtur stadiumi “San Paolo-Maradona”.
“Stadiumi ‘San Paolo’ duhe të marrë emrin e të shenjtit që na solli Jezusin. Me përulje, ndiejmë përgjegjësinë për të thënë gjërat.
Të gjithë bashkohemi në një pikë, nuk duam një emër të pastër. Do të ishte mirë që stadiumi të quhej ‘San Paolo-Maradona’, njësoj si ai në Milano ‘San Siro-Meaca’ “, shkruhet në letrën e priftërinjve napolitanë.
Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Napolit Luixhi De Mastritis vendosi që stadiumi ‘San Paolo’ të marrë emrin e Diego Armando Maradonës pas ndarjes së tij nga jeta.
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...