Të paktën 18 të dyshuar me shtetësi të Irakut për të cilët është përcaktuar se kanë pasur kontakte me organizatën terroriste DEASH dhe zonat e luftimit janë arrestuar në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, me anë të një operacioni, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipet e Degës së Antiterrorit dhe Inteligjencës së Drejtorisë së Policisë Provinciale filluan një operacion në mbarë kryeqytetin Ankara, për të kapur të dyshuarit për të cilët ka informacione se kanë kontakte me organizatën terroriste DEASH dhe zonat e luftimit.
Ekipet në një operacion kanë arrestuar 18 shtetas irakianë nga gjithsej 20 të dyshuar.
Pas kontrollit mjekësor të dyshuarit janë dërguar në drejtorinë e policisë ku vazhdon procesi ndaj tyre, ndërsa përpjekja për kapjen e të arratisurve vazhdon.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK