Real Madridi është duke konsideruar mundësinë ta ofrojë Eden Hazardin në shkëmbim për sulmuesin e PSG-së, Kylian Mbappe.
Hazard ka dështuar të gjejë formën që prej kalimit në “Santiago Bernabeu” nga Chelsea për 130 milionë euro në vitin 2019.
Sipas El Chiringuito, gjiganti spanjoll do ofrojë belgun në marrëveshje që të sjell Mbappen në La Liga.
29-vjeçari është duke u shëruar nga tjetër lëndim dhe deri me tani ka humbur 35 ndeshje që prej kalimit në Spanjë.
Kurse, Mbappe vazhdon të shkëlqejë që disa vite dhe shpesh herë zyrtarisht ka zbuluar admirimin e madh për gjigantin spanjoll.
PSG nuk dëshiron ta humb yllin francez, mirëpo do detyrohet ta shesë nëse sulmuesi nuk e rinovon kontratën, që i skadon në vitin 2022.
FSK ndez flakadanin në kazermën “Adem Jashari” në përmbyllje...
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët