Ronaldo Nazario ka thënë se kishte marrëdhënie të shkëlqyera me legjendën e Argjentinës dhe ikonën e futbollit botëror, Diego Maradona, i cili vdiq javën e kaluar në moshën 60-vjeçare.
Duke folur në një konferencë për media në rolin e presidentit të Real Valladolidit, ish-sulmuesi brazilian tha se vdekja e Maradonës e kishte prekur shumë.
Ai ka zbuluar detaje nga biseda e fundit me ish-sulmuesin e Barcelonës dhe Napolit.
“Një legjendë e jashtëzakonshme futbolli na ka lënë. Humbja e tij është e dhimbshme dhe e vështirë. U habita nga lajmi për vdekjen e tij dhe u trishtova shumë”, tha Ronaldo./www.kosova-sot.info/
“Në futboll, ai lë një trashëgimi të paharrueshme, sepse shumë njerëzve ua ka ndryshuar jetën. Do të jem mirënjohës përjetësisht për frymëzimin që ma dha ai”, shtoi Ronaldo.
Ai zbuloi se kishte biseduar me Maradonën para tre muajve, në lidhje me një lojtar të Gimnasia, ekipit të cilin e udhëhiqte i ndjeri.
“E pyeta për një lojtar të vetin, një mesfushor. Ai më tha gjëra të mrekullueshme. I shpjegova atij se çfarë po bëja në Real Valladolid dhe atij iu duk shumë mirë. Ai gjithmonë donte të më ndihmonte”, tregoi ai. /ARBRESH.INFO/
Zëvendëspresidenti i Iranit: Ngushtica e Hormuzit na përket ...
27 vjet nga masakra në Qyshk të Pejës
Kurti merr pjesë sot në vendosjen e gurthemelit të Parkut In...
Vance: SHBA po ‘bën përparim’ në bisedimet me Iranin
Të enjten mot me diell e vranësira, temperatura deri në 22°C
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...