Ka nisur seanca dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e kushtetutshmërisë së votës së deputetit Ehtem Arifi në formimin e Qeverisë Hoti.
Në këtë seancë avokati Besnik Berisha përfaqëson zyrën e kryeministrit Avdullah Hoti, kabineti i kryetares së Kuvendit të Kosovës përfaqësohet nga Artan Murati, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje përfaqësohet nga deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i partisë, Blerim Sallahu, raporton arbresh.info.
Komisioni Qendror e Zgjedhjeve (KQZ) përfaqësohet nga kryetarja, Valdete Daka, Kështilli Gjyqësot i Kosovës përfaqësohet nga Astrit Hoti.
Ndryshe, që nga muaji qershor, menjëherë pas votimit të qeverisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV kishte dorëzuar kërkesën për antikushtetuetshmërinë e pjesëmarrjes dhe të votimit të deputeti Etem Arifi, për Qeverinë Hoti, në Gjykatën Kushtetuese.
Sipas VV-së, provat dëshmojnë qartazi se deputeti Etem Arifi është dënuar me aktgjykim të formës së prerë dhe për rrjedhojë ka humbur mandatin e deputetit. /arbresh.info/

Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku