Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, ka marrë një ndalim prej dy ndeshjesh për kartonin e kuq ndaj Beneventos.
Morata që e shënoi golin e vetëm për Zonjën e Vjetër në barazimin 1-1, do të mungojë tani në Derby della Mole kundër Torinos këtë fundjavë dhe ndeshjen tjetër kundër Genoas.
Calciomercato.com shkruan se Komisioni Disiplinor ka pezulluar sulmuesin Bianconer për dy ndeshje për shkak të ‘një shprehjeje mosrespektimi drejtuar gjyqtarit në fushë në fund të ndeshjes.
Pirlo tashmë e ka konfirmuar që Paulo Dybala do të jetë në bankinën kundër Dinamo Kiev nesër, pasi ai do të luajë në Derby kundër Torinos të shtunën.
Morata do t’i mungojë shumë Juventusit pasi është sulmuesi në formë i ekipit./telegrafi
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...