Policia suedeze ka arrestuar një grua të moshuar nën dyshimin se e ka mbajtur të mbyllur djalin e saj në perfieri të Stokholmit për gati tre dekada.
Ajo mohoi izolimin e djalit dhe dëmtimin e rëndë trupor pasi djali, tani i moshës rreth 40 vjeç, u gjet i plagosur dhe jetonte në skllavëri, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Rasti është zbuluar nga një i afërm i gruas, i cili e dërgoi gruan në spital për shkak të një sëmundje.
Djali i është nënshtruar trajtimeve mjekësore.
Policia ka mbyllur banesën në Haninge, një periferi jugore e kryeqytetit, për të kryer hetimin e tyre dhe po kërkon dëshmitarë ndërsa përpiqen të bashkojnë atë që ndodhi.
Djali është gjetur pasi është dëgjuar një zhurmë nga kuzhina.
Ai është gjetur i ulur në një cep të errët të dhomës, i mbuluar me urinë, papastëri dhe pluhur. Plagët që kishte i kishin mbuluar edhe gjunjët.
Kur e pa, ai u ngrit dhe i pëshpëriti emrin e saj përsëri dhe përsëri. Ai kishte humbur pothuajse të gjithë dhëmbët dhe zëri i tij ishte i paqartë, ka thënë dëshmitarja për mediat lokale.
Prokurorja e Stokholmit Emma Olsson i tha agjencisë së lajmeve Reuters se burri kishte kërkuar operacion, pa dhënë detaje të tjera./arbresh.info/
Pacolli: Drejtësia vjen edhe kur rruga duket e gjatë dhe e e...
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...