Edhe në 24 orët e fundit në Itali është konfirmuar një shifër e lartë me infeksione nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në vend janë regjistruar 16,377 raste të reja nga 130,524 testime të kryera.
Në 24 orët e fundit, 672 persona kanë humbur jetën, kundrejt 541 të dielën. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë, në Italinë që u godit rëndë në valën e parë ka shkuar 55,576.
Ndërkaq, 3.744 pacientë janë të shtruar në spital në kujdesin intensiv. Sipas të dhënave, rajoni më i prekur është Emilia-Romagna me 2,041 raste të reja në 24 orët e fundit./abcnews.al/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman