Geqia ka përjetuar një prej javëve më dramatike sa i takon bilancit tragjik të vdekjeve nga covid-19.
Me 98 viktimat e ditës së diel vetëm këtë javë kanë humbur jetën 794 persona, ndërsa prej fillimit të pandemisë 2321qytetarë.
Gjithashtu mbetet i lartë numri i të intubuarve, 603, ndërsa rastet në 24 orët e fundit kanë qenë të pakta, 1193, për shkak edhe të numrit të ulët të testeve, ndërsa në total kjo shifër ka shkuar në mbi 104.000 të prekur.
Pjesëtarë të kabinetit qeveritar, në këshillim edhe me grupin e specialistëve të pandemisë, duket se sugjerojnë që të paktën deri për Krishlindje, madje edhe pas tyre, të mos hapen fare restorantet.
Gjithashtu shqetësim i madh ekziston për gjendjen e sistemit spitalor në Greqinë e Veriut, ku përveç Selanikut , spitalet e të cilit punojnë në limit të plote, gjendje dramatike ekziston edhe tek spitalet e Pelles, Edeses, Drames, Kavales dhe Volosit.
Janë dhjetëra raste ne dite ku shume paciente tashme transferohen ne spitale te tjera te vendit nga këto qytete, pasi nuk ka shtretër me intubim apo dhoma të veçanta të terapisë intensive dhe numri i atyre që shtrohen është shume herë më i madh se i atyre që dalin të shëruar.
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...