Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 154.105, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.612.116.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 272.334, prej të cilëve 1.231 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 154.105, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 13.612.116.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 8,4 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 191 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 1.241.934 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 34.473 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 9,4 milionë raste dhe Brazili me rreth 6,3 milionë.
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...
Sulmi me 16 viktima në Australi, Kryeministri propozon ligje...