Prej ditësh në rrjet po përflitet për një lidhje të mundeshme me “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini dhe reperit Don Xhon.
Shkak janë bërë disa foto të publikuara ngamediat ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre.
Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar rreth këtyre fotove, teksa Trejsi prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë.
Megjithatë, modelja i ka hedhur benzinë zjarrit me videon e fundit, ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Donit.
Ajo ka realizuar një video selfie ku si gjithnjë duket shumë bukur, teksa në sfond dëgjohet kënga e reperit.
Si qëndron e vërteta? Mbetet për tu parë.
Don Xhoni mori famë pas këtij ‘freestyle’ të realizuar në emisionin e Meriton Mjekiqit.
Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar “Tjera llafe” dhe bashkëpunimin me Encën dhe të dyja bënë namin, teksa një muaj më parë solli “Alles gute criminale”.

Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic