Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se deri në fund të vitit do të ndërtohen katër spitale modulare në Kumanovë, Strumicë, Gjevgjeli dhe Strugë.
Sipas tij montimi i spitaleve modulare fillon gjatë këtij muaji dhe duhet të përfundojë në fund të vitit, kurse prioritet do të kenë Kumanova dhe Strumicë dhe më pas Struga dhe Gjevgjelia.
“Montimi i spitaleve fillon gjatë këtij muaji dhe gjithçka po shkon sipas planit, deri në vit të ri duhet të vendosen katër spitale modulare”, tha Filipçe.
Ai tha se shteti ka teste të shpejta dhe se bashkërisht me donacionet ka mbi 100 mijë teste./Telegrafi/
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...
Kapet në Prishtinë shtetasi i huaj, i kërkuari nga INTERPOL-...
“Jam krenar që jam djali i Violetë Kukajt”, Roge...