Angelina Jolie, sidomos në vitet e para të karrierës së saj dhe para se të bëhej nënë, ishte e njohur për anën e saj të pazakontë, por edhe për atë të errët që e bëri atë të dallohej.
Ajo vetë ka pranuar në intervista se si në moshë të vogël ishte pajtuar me vdekjen ndërsa kishte një tërheqje të veçantë për gjakun.
Në fakt, në moshën 14-vjeçe ajo kishte marrë një thikë si një dhuratë nga nëna e saj, me Jolie që u rrit duke blerë koleksionin e saj të thikave. Pra, zbulimi i saj disa vite më parë se profesioni që ajo kishte zgjedhur të ndiqte ishte drejtoresh funerali, nuk befasoi askënd.
Siç kishte rrëfyer ylli, njohja e saj me vdekjen është e tillë që ajo dëshironte të merrej profesionalisht me funeralet.
Në fakt, ajo punoi për një kohë si drejtoresh funerale dhe “puna” e saj të parë ishte varrimi i gjyshit të saj të dashur. Por kur aktrimi hyri në jetën e saj, ajo la mënjanë ëndrrën e saj makabre, megjithëse siç kishte thënë Angelina, e dinte që nëse nuk do të kishte sukses si aktore, drejtoria e varrimit e priste atë
Kurti: Katër vjet pas përpjekjes së Rusisë për pushtim, ne q...
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...