Klubi nga Suhareka, Ballkani ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratave me gjashtë lojtarë të ekipit të parë, duke treguar besimin tek ta dhe seriozitetin e klubit për të vazhduar në nivele të larta.
Ballkani është lider i Superligës së Kosovës pas 14 javëve të zhvilluara dhe nga shumë njohës të sportit po cilësohet si favoriti kryesor për të fituar titullin.
Drejtuesit e klubit nga Suhareka kanë investuar shumë në vitet e fundit duke ofruar shumë yje të njohura të futbollit kosovar, ndërsa tani po synon t’i mbajë edhe për shumë vite.
Është faqja zyrtare e klubit të Ballkanit në Facebook që ka konfirmuar zyrtarisht që kanë arritur marrëveshje rinovimi me gjashtë lojtarë të njohur nga ekipi i parë.
Arbër Prekazi, Edvin Kuc, Blendi Baftiu, Kushtrim Gashi, Albin Kapra dhe Egzon Sinani janë lojtarët që kanë nënshkruar kontratë të reja të rinovuara.
Dyshja e mesfushës, Kuc dhe Gashi janë dy lojtarët me kohëzgjatjen më të madhe të kontratës, pasi kanë nënshkruar deri në vitin 2024.
Mbrojtësit Prekazi, Sinani dhe Kapra kanë nënshkruar kontrata të vlefshme deri në vitin 2023, ndërsa ylli i skuadrës, Baftiu deri në vitin 2022. /Telegrafi/
Nuk kanë të ndalur telashet në mbrojtje për Arsenalit, ylli ...
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit