Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti u ka uruar të gjithë shqiptarëve kudo që gjinden, 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazhin e urimit dërguar ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, Guvernatori Mehmeti ka falënderuar shtetin shqiptar për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në të gjitha etapat e historisë.
“Shpreh mirënjohjen time dhe të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer dhe shumëdimensionale, që Republika e Shqipërisë i ka dhënë Republikës së Kosovës dhe Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, në veçanti. Është kënaqësi për mua që t’ua uroj 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, një ditë që na kujton sakrificën e shumë brezave që luftuan për të jetuar të lirë”, thuhet në mesazhin e urimit të Guvernatorit Mehmeti./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot