Qeveria e Kosovës ka mohuar se ka marrëveshje paraprake me Serbinë për anulimin e vizitave reciproke të zyrtarëve të dy shteteve, deri sa janë duke u kryer gërmime për mbetje mortore.
Mohimi ka ardhur me anë të një reagimi për media nga zyra e kryeministrit.
“Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Z. Avdullah Hoti, i hedh poshtë si të pa vërteta informatat për marrëveshje në mirëkuptim midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia”, thuhet në komunikatë.
Sipas qeverisë, çdo kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.
”Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, thuhet në komunikatë.
Ky reagim i qeverisë vjen pasi që në media është raportuar me të madhe se ka një marrëveshje mirëkuptimi me Serbinë që vizitat të anulohen deri në një datë të pacaktuar.
Po ashtu, në lidhje me anulimin e vizitës së Vuçiq në Kosovë ka reaguar ashpër Bashkimi Evropian, duke kërkuar që marrëveshjet për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Serbisë mos të politizohen./arbresh.info/
KQZ: Rezultatet preliminare i publikojmë sonte në orën 22:00
Mbi 81% të votave të numëruara, vazhdon të prijë bindshëm LV...
Mbi 61% të votave të numëruara, LVV e para bindshëm me 50.24...
Mbi 48% të votave të numëruar, prin LVV me 49.18%
Sveçla: Rinia me Lalin ju sosin +4
Rezultatet e para: LVV-ja prin