Komuna e Skenderajt për nderë të 28 nëntorit ka organizuar një serë aktivitetesh për shënimit e ditës së flamurit e njëherit përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe daljes publike për herë të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shënimi i kësaj feste do të filloj me nderime tek shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, në Skenderaj, me pas me homazhe tek Kompleksi Memorial i Varrezave në Prekaz, ku do të bëhet edhe parakalimi i Moto klubit “Veteranet e UÇK-së” si dhe fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Homazhet me tej do të vazhdojnë edhe të Memoriali i dëshmorëve në Marinë.
Me rastin e kësaj feste do të mbahet edhe Seanca Solemne e Kuvendit Komunal, ku në shenjë nderimi e falënderimi për kontributin e tyre, Kryetari i komunës, Bekim Jashari, do të ndaj titullin qytetarë nderi për dy figurat e rëndësishme të vendit tonë, për humanistin Halil Kastrati si dhe kampionin botëror të boksit Haxhi Krasniqi.
Më poshtë gjeni të bashkangjitur agjendën e plotë të ditës së nesërme të planifikuar për shënimin e kësaj feste, me ç`rast edhe ju bëjmë ftesë që të bëheni pjesë e saj edhe ju.

Kombëtarja e Kosovës prezanton fanellat e reja, bie në sy ko...
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...